Current track

Title

Artist

Përplasje e re në skenën publike: Milaim Zeka dhe Olta Gixhari rikthejnë tensionet e Big Brother-it

Written by on December 8, 2025

Milaim Zeka ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Uëtëfë”, ku ka folur hapur për raportin e tij me aktoren Olta Gixhari dhe për situatat e nxehta që kanë pasur gjatë Big Brother VIP Kosova. Ish-opinionisti i spektaklit ka zbuluar edhe prapaskena nga koha kur po planifikohej edicioni vijues i reality show-t.

Zeka tregoi se në një moment kur kishte menduar të largohej, drejtori i programit e kishte lutur të qëndronte. Sipas tij, arsyeja lidhej pikërisht me Oltën.

“Kur kam dashur unë të largohem nga Big Brother, drejtori më ka thënë: ‘Të lutem mos e lejo, sepse Olta Gixhari do ta shoh Big-un e ardhshëm vetëm nga ekrani.’ Nuk jam sepse e ka ditur që në rast se është Olta, unë nuk mund të jem,” u shpreh ai.

Në emision, Zeka u përball edhe me Oltën përmes një lidhjeje telefonike. Reagimi i aktores ishte i menjëhershëm dhe i ashpër, duke kundërshtuar deklaratat e tij.

“Pse del me ato deklarata nëpër televizione? Unë s’kam dalë asnjëherë. Po nuk pushove more burrë i dheut. Kush të ka kërcënuar? Ti do të ndihesh i lumtur nëse unë të kam kërcënuar. Me mend në kokë,” tha Gixhari.

Zeka, nga ana e tij, u përpoq të zbutte situatën, duke e cilësuar reagimin e saj si një moment nervoze.

“Mbase ka qenë një moment i nervozes së saj. Unë kam respekt, nuk kam asgjë të keqe. Jam njeriu më liberal, nuk kam asgjë të keqe me Oltën,” deklaroi ai.

Ky shkëmbim i drejtpërdrejtë ka ndezur rrjetet sociale, ku ndjekësit po diskutojnë me intensitet marrëdhënien e tensionuar mes dy figurave të njohura të ekranit shqiptar, duke e kthyer temën në një tjetër qendër debati në botën e showbiz-it.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist