Current track

Title

Artist

POST MALONE MAHNIT FANSAT ME TRANSFORMIMIN FIZIK NË FUSHATËN E RE TË “SKIMS MEN’S”

Written by on August 21, 2025

Reperi i njohur, i cili prej kohësh është zhvendosur drejt muzikës country, Post Malone (30 vjeç), ka surprizuar fansat me pamjen e tij më të fundit, duke treguar humbjen e madhe në peshë dhe stilin e ri në fushatën e brendshme të markës së Kim Kardashian, “Skims Men’s”.

Emri i tij i vërtetë është Austin Richard Post, dhe kjo është hera e parë që ai bëhet fytyra kryesore e një kampanje të “Skims”. Koleksioni i ri vjen me dizajne në stil kamuflazh, që përfshijnë të brendshmet, bluzat e thjeshta dhe veshjet e rehatshme prej pëlhure.

Fotosesioni është realizuar në malet e Utah-it, ku Malone shfaqet në disa poza vetëm me të brendshme kamuflazh, duke theksuar transformimin e tij fizik. Në imazhe të tjera ai shihet me kapelë kaubojsi, mbi kalë ose duke mbledhur dru zjarri – duke mishëruar plotësisht imazhin e një ylli country.

Duke folur për GQ Magazine, këngëtari tregoi me humor se përgatitja për këtë fushatë nuk kishte qenë aspak e zakonshme:
“U kënaqa shumë, më bëri të ndihesha si një djalosh i pashëm. Përgatitja? Shumë pulë e skuqur… U mundova të shtoja pak peshë, por nuk funksionoi”.

Ai shtoi gjithashtu se vendi ku u realizua fotosesioni i la mbresa të forta:
“Është diçka e mrekullueshme, natyrë e pastër dhe e bukur. Ndihesha shumë rehat dhe krenar që isha pjesë e këtij projekti”.

Koleksioni i ri Skims Men’s, ku përfshihet edhe linja e Post Malone, do të dalë në shitje më 21 gusht në faqen zyrtare të markës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist