Current track

Title

Artist

PRINCI HARRY DHE MBRETI CHARLES RIBASHKOHEN PAS MË SHUMË SE GJYSMË VITI

Written by on September 11, 2025

Princi Harry dhe Mbreti Charles janë ribashkuar për herë të parë pas një periudhe të gjatë, duke shënuar një takim me rëndësi të veçantë në marrëdhëniet mes babait dhe të birit.

Takimi u zhvillua më 10 shtatorClarence House, rezidenca mbretërore e Mbretit në Londër. Princi Harry, 40 vjeç, mbërriti me makinë dhe qëndroi aty për rreth 55 minuta, përpara se të largohej. Ky ishte takimi i parë mes tyre që nga shkurti i vitit 2024, vetëm pak ditë pasi Mbreti Charles kishte njoftuar publikisht se po trajtohej për një formë të paidentifikuar kanceri.

Buckingham Palace konfirmoi se Mbreti kishte pasur një takim privat për çaj me Dukën e Sussex-it, duke shtuar se nuk do të jepeshin detaje të tjera. Po ashtu, një zëdhënës i Princit Harry përsëriti të njëjtën gjë, duke theksuar se nuk do të ketë komente shtesë.

Princi Harry ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar më 8 shtator, ku fillimisht nderoi kujtimin e Mbretëreshës Elizabeth në përvjetorin e tretë të vdekjes së saj dhe mori pjesë në WellChild Awards. Ditën pasardhëse, ai udhëtoi në Nottingham për të mbështetur punën e organizatave që ndihmojnë të rinjtë.

Ky ribashkim i shumëpritur mes Mbretit dhe Dukës së Sussex-it ka ngjallur interes të madh, pasi vjen në një moment të ndjeshëm për familjen mbretërore dhe raportet e tyre.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist