Current track

Title

Artist

Ray J alarmon fansat: “Mjekët thonë se më kanë mbetur vetëm disa vite jetë”

Written by on January 29, 2026

Ray J ka tronditur publikun me një deklaratë të rëndë për gjendjen e tij shëndetësore, duke zbuluar se mjekët i kanë thënë se i kanë mbetur vetëm edhe pak vite jetë.

Në një video të publikuar së fundmi, këngëtari 45-vjeçar tha se viti 2027 mund të jetë fundi për të, duke pranuar se zemra e tij aktualisht funksionon vetëm me 25 përqind. I emocionuar, ai foli për jetën intensive që ka bërë dhe për përkushtimin ndaj familjes së tij.

Ray J theksoi se ish-bashkëshortja Princess Love dhe dy fëmijët e tyre do të jenë të siguruar financiarisht, ndërsa shprehu edhe dëshirën që pas vdekjes të digjet dhe jo të varroset. Ai falënderoi gjithashtu prindërit dhe motrën e tij, Brandy, për mbështetjen dhe ndihmën me trajtimin mjekësor.

Sipas raportimeve, ai është shtruar disa herë në spital vitet e fundit për probleme serioze shëndetësore, përfshirë pneumoni të rëndë dhe dhimbje të forta në zemër.

Mes betejave shëndetësore, Ray J ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për çështje ligjore dhe konflikte personale, duke e mbajtur emrin e tij vazhdimisht në titujt e mediave rozë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist