Current track

Title

Artist

Ray J ashpërson akuzat ndaj Kim Kardashian dhe Kris Jenner

Written by on December 16, 2025

Ray J ka ngritur akuza të rënda ndaj Kim Kardashian-it dhe Kris Jenner-it, duke pretenduar se ato janë përfshirë në veprimtari kriminale të organizuar dhe shkelje të ligjit federal RICO. Në dokumente ligjore të siguruara nga TMZ-ja, këngëtari pohon se dyshja ka bashkëpunuar me Vivid Entertainment për të mashtruar publikun përmes një padie të rreme për shpifje kundër tij.

Ai kërkon rrëzimin e padisë, duke deklaruar se shkeljet e supozuara nga Kardashian dhe Jenner janë më të rënda sesa akuzat e ngritura ndaj Sean “Diddy” Combs. Ray J pretendon gjithashtu mashtrim me karta krediti në vlerë rreth 850 mijë dollarë dhe i akuzon ato për publikimin e videos së tyre intime në vitin 2007, me pëlqimin e të tre palëve.

Sipas tij, një marrëveshje prej 6 milionë dollarësh për të mos e përmendur më videon është shkelur, ndërsa ai është mashtruar dhe kërcënuar ligjërisht pasi foli publikisht për çështjen. Saga ligjore pritet të ketë zhvillime të tjera në vazhdim.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist