Current track

Title

Artist

RAY J SHOKON HOLLYWOOD-IN: “KIM KARDASHIAN DHE KRIS JENNER NË HETIM FEDERAL RICO!”

Written by on September 26, 2025

Drama mes Ray J dhe familjes Kardashian ka shpërthyer në një nivel krejtësisht të ri. Këngëtari dhe aktori amerikan ka hedhur akuza të forta duke pretenduar se është duke bashkëpunuar me hetuesit federalë në një hetim RICO kundër ish-të dashurës së tij Kim Kardashian dhe nënës së saj Kris Jenner. Në një transmetim të drejtpërdrejtë që u përhap me shpejtësi online Ray J i tha reperes Chrisean Rock se “padia RICO që po ngre kundër Kris dhe Kim do të jetë çmenduri” duke paralajmëruar se do të zbulojë “shumë gjëra të pista” dhe se “federalët po vijnë” për të famshmen më të njohur të Amerikës.

Ray J shkoi edhe më tej duke e krahasuar situatën me skandalet e Sean Diddy Combs duke thënë se kjo histori është “më e keqe se rasti i Diddy-t” megjithatë ai nuk dha detaje konkrete për provat ose bazën e këtij hetimi misterioz. Për ata që nuk e dinë Akti RICO është ligji që përdoret zakonisht për të goditur krimin e organizuar mafian dhe kartelet e drogës dhe i njëjti ligj u përdor edhe kundër Diddy-t i cili këtë vit shpëtoi nga akuzat për trafikim qeniesh njerëzore por u shpall fajtor për vepra të tjera penale.

Marrëdhënia mes Ray J dhe familjes Kardashian ka qenë gjithmonë e trazuar që prej vitit 2007 kur ai dhe Kim u gjendën në qendër të një skandali botëror pas publikimit të kasetës së tyre intime. Edhe pse në atë kohë u tha se ishte një “rrjedhje aksidentale” pa pëlqimin e tyre vite më vonë Ray J akuzoi Kris Jenner se kishte orkestruar gjithçka për famë dhe para. Në vitin 2022 ai madje e sulmoi hapur menaxheren më të famshme të Hollywood-it duke e quajtur “raciste dhe çnjerëzore”.

Ray J ka pohuar vazhdimisht se publikimi i videos i shkatërroi jetën dhe karrierën duke e quajtur atë “gjëja më e keqe që më ka ndodhur ndonjëherë”. Tani me deklaratat e tij të fundit rrjeti është ndezur dhe pyetja e madhe është: a po përgatitet vërtet një furtunë ligjore që mund të trondisë përjetë perandorinë Kardashian-Jenner?


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist