Current track

Title

Artist

REPERI MOZZIK ARRESTOHET NË AEROPORTIN E PRISHTINËS, DYSHIME PËR ORË LUKSOZE

Written by on September 17, 2025

Reperi i njohur Mozzik është arrestuar mbrëmë në aeroportin e Prishtinës nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë. Lajmi u bë i ditur nga IndeksOnline, sipas të cilit arsyeja e ndalimit lidhet me dyshime mbi prejardhjen e dy orëve luksoze që ai kishte me vete.

Vetëm një ditë më parë, Mozzik kishte ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një orë të markës prestigjioze Richard Mille, duke u shprehur se ia kishte bërë vetes dhuratë për ditëlindje.

Njëra nga orët që reperi kishte blerë dallohet për një dizajn të veçantë me kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip të bardhë elegant, ndërsa sipas raportimeve çmimi i saj kap shifrën e rreth 1.5 milionë eurove.

Rasti mbetet ende në hetim, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në lidhje me procedurat ligjore që do të ndiqen.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist