Current track

Title

Artist

RIBASHKOHEN LINKIN PARK, POR ME KENGETARE TE RE

Written by on September 6, 2024

Linkin Park po kthehet me një këngëtare të re dhe muzikë të freskët, duke u ribashkuar pas vdekjes së liderit Chester Bennington.

Grupi njoftoi të enjten se po ribashkohen për herë të parë që nga vdekja e Chester në 2017, duke i shtuar këngëtaren Emily Armstrong dhe bateristin Colin Brittain. Emily ka kënduar për Dead Sara, ndërsa Colin ka punuar me G Flip, One OK Rock dhe Illenium.

Anëtarët themelues Mike Shinoda, Brad Delson, DJ Joe Hahn dhe Phoenix do të qëndrojnë në grup. Linkin Park do të lëshojë albumin e ri më 15 nëntor, të titulluar “From Zero,” dhe do të fillojë turneun në Inglewood, New York, Londër, Gjermani, Kore të Jugut dhe Kolumbi.

Ky album është i pari nga Linkin Park që nga “One More Light” në 2017, që doli dy muaj para vdekjes së Chester. TMZ raportoi se Chester u vetëvra duke u varur me një rrip në ditën kur miku i tij i mirë, Chris Cornell, do të kishte mbushur 53 vjeç. Bennington kishte vetëm 41 vjeç.

Pas një periudhe të gjatë pushimi, grupi është rikthyer dhe Linkin Park thotë se është i fokusuar në të ardhmen.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist