Rihanna ndez thashethemet për një tjetër shtatzëni dhe shqetëson fansat për albumin e ri
Written by radio wave on January 15, 2026
Rihanna ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave rozë, duke nxitur spekulime për zgjerimin e familjes së saj, vetëm pak muaj pas lindjes së vajzës së saj, Rocki. Shkak u bë një koment i saj në Instagram, që mjaftoi për të ndezur diskutime të shumta mes fansave.
Gjithçka nisi nga një postim i ish-konkurrentes së “Love Island”, Montana Brown, e cila ndau një video ku shprehej në dilemë mes të qenit “seksi apo shtatzënë në vitin 2026”. Rihanna reagoi menjëherë në komente me fjalët: “Prit! Pra, nuk jam e çmendur? Vë bast!”, duke lënë të kuptohet se e gjeti veten në të njëjtën situatë.

Ky reagim u interpretua nga ndjekësit si një sinjal i mundshëm për një tjetër shtatzëni. Fansat nuk vonuan me komentet, disa të entuziazmuar për lajme familjare, ndërsa të tjerë të shqetësuar për fatin e albumit të shumëpritur. “Duhet të jesh shtatzënë me albumin, motër”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër iu lut: “Na jep albumin më parë”.
Rihanna ka tashmë tre fëmijë me A$AP Rocky – djemtë RZA dhe Riot, si dhe vajzën katërmuajshe Rocki. Artistja dhe sipërmarrësja e modës është në një lidhje me reperin që nga viti 2020, pas një miqësie të gjatë, dhe duket se vazhdon të mbajë fansat në pritje, si për jetën private ashtu edhe për muzikën e re.