ROZA LATI NE LIDHJE?
Written by radio wave on October 21, 2024
Roza Lati dhe Xhonatan Islami janë bërë tema kryesore e bisedave në rrjetet sociale, pasi dyshimet për një lidhje romantike mes tyre po rriten çdo ditë e më shumë. Megjithatë, deri tani, ata nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar për statusin e tyre si çift. Së fundmi, Roza u ka bërë thirrje ndjekësve të saj për një intervistë virtuale, por vendosi ta anulojë, duke nxitur edhe më shumë kuriozitet.
Ajo ka ndarë disa momente nga një udhëtim në Gjirokastër, duke shoqëruar fotot me diçitura që sugjerojnë se ndjenjat e saj janë të forta dhe se ndjekësit e saj e mbështesin. “E di që keni qenë të shqetësuar për mua dhe po vërej se jeni të lumtur për mua,” shprehet ajo, duke nënkuptuar se ka marrë një mori komentesh pozitive dhe mbështetje.
Një nga fotot më të diskutueshme tregon një dorë mashkulli që përkëdhel qenushin e saj, Gaiën, dhe ajo që bie në sy është ora që mban në dorë – një orë e njohur për t’u lidhur me Xhonatanin. Kjo ngjall edhe më shumë spekulime për një lidhje mes dyshes.
Roza, e cila ka qenë gjithmonë e hapur ndaj ndjekësve të saj, duket se tani po e ndan hapur lumturinë dhe dashurinë e saj, duke shprehur mirënjohjen për mbështetje dhe dashuri. “Faleminderit të gjithëve!”, përfundon ajo, duke lënë vend për shumë pyetje në lidhje me marrëdhënien e saj me Xhonatanin. A është kjo një konfirmim i heshtur për lidhjen e tyre? Të gjithë presin me padurim më shumë detaje!