Current track

Title

Artist

Rrëfim tronditës në “BBVK”: Elijona ndan historinë e dhimbshme të humbjes së nënës dhe motrës në aksidentin tragjik

Written by on November 25, 2025

Në “Big Brother VIP Kosova 4” mbrëmja ka marrë një kthesë të thellë emocionale, pasi banorja Elijona ka hapur zemrën dhe ka treguar një prej momenteve më të dhimbshme të jetës së saj. Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, ajo ka rikujtuar aksidentin tragjik në të cilin humbi nënën dhe motrën e saj.

Elijona tha se gjithçka ndodhi më 25 korrik, gjatë udhëtimit me autobus drejt Kosovës. Ajo kujtoi se udhëtimi kishte nisur me gëzim e padurim, pa e ditur se rruga do të përfundonte me tragjedi.

“Jena nis me autobus për në Kosovë, dhe menzi prisnim me mbërrit. Nuk ka pasur më të lumtur. Me 25 korrik, në ora 6:20, kam dëgjuar njerëz duke bërtitur. Mbaj mend që jam zgjuar krejt vet. Kur e pashë motrën e madhe, m’u hek një dert, por motra tjetër mungonte,” rrëfeu ajo e përlotur.

Ajo tregoi momentet e tmerrshme të kërkimit mes rrënojave dhe çastin kur e kuptoi se edhe nëna nuk kishte mbijetuar.

“Jena kanë duke e kërkuar, e pastaj kam pa kamën e mamit dhe ia tregova motrës. Jam dalë në rrugë dhe e gjeta telefonin e mamit. E thirra babin dhe i tregova se kishim pasur aksident. Ai u nis menjëherë nga Gjermania. Për motrën kishim shumë shpresë,” vazhdoi ajo.

Elijona, e cila jeton me plagën e humbjes, tregoi se ndjen mall të pashpjegueshëm për nënën dhe motrat, ndërsa tha se shtëpia nuk ndihet më e njëjtë pa gëzimin e tyre.

“Më mungon mami dhe motrat, dhe më mungon të gjej shpinë vetëm me gëzim,” u shpreh ajo mes emocioneve.

Në fund, ajo foli edhe për lidhjen e veçantë me babain, duke e quajtur “pikën e saj të dobët”, një detaj që preku si banorët ashtu edhe publikun.

Rrëfimi i Elijonës u shndërrua në një nga momentet më të ndjera të sezonit, duke sjellë një valë reagimesh dhe mbështetje për të nga audienca.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist