Rrëfimi prekës i Lyrical Son për arrestimin e babait dhe mesazhi për të rinjtë
Written by radio wave on February 17, 2026
Në emisionin DPT te Fidani me Fidan Jupolli, të ftuar ishin Ismail Tasholli nga platforma Liria ka Emër dhe artisti Lyrical Son.
Gjatë bisedës, Lyrical Son, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, ka ndarë një rrëfim të ndjerë nga fëmijëria e tij, duke kujtuar momentin kur iu arrestua babai.
“Më rrok edhe mu te qata njerëz, edhe unë e kam pa babën t’u ma arrestu, unë e kam çel derën, i kam pas 5-6 vjeç. Fati pshtoi qysh pshtoi. Unë jam kanë t’u lujt me kilikera. Ma kanë bo në gjuhën e tyre ‘ku e ke babën’, edhe s’e kam pa dy vjet”, u shpreh ai.

Artisti theksoi se figurat e heronjve për të nuk lidhen me personazhe imagjinarë, por me përvojat reale të luftës dhe rezistencës.
“S’u kanë për mu Spidermani, as Batmani, për mu është kanë UÇK-ja. Unë jam kanë në Prishtinë, na veç kena ditë që filani është në UÇK. Përndryshe, gjeneratat e reja është gjithmonë mirë me u informu. Secili profesor e njeri i edukum, e ka porosinë e njëjtë, është me u informu. Ma mirë me lexu libra, se komente”, tha reperi.
Ai bëri të ditur gjithashtu se do të jetë një nga artistët që do të performojnë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, që mbahet sot në Prishtinë. Krahas tij, edhe shumë artistë të tjerë kanë shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës në këtë protestë.