Rrëfimi që ndezi politikën italiane: Gazetarja pranon lidhjen me ministrin
Written by radio wave on April 3, 2026
Gazetarja dhe opinionistja Claudia Conte ka shkaktuar polemika në Itali pasi pranoi në një intervistë për Money.it se ka pasur një lidhje me ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi.
Deklarata ka ngritur debat, pasi Piantedosi është i martuar. Conte ka pasur edhe angazhime institucionale, përfshirë moderime të paguara pranë shkollës së specializimit për policinë gjatë viteve 2023-2024.
Pas publikimit të lajmit, Piantedosi është takuar me kryeministren Giorgia Meloni dhe Matteo Salvini për të qetësuar situatën. Ndërkohë, deputetja Luana Zanella ka kërkuar sqarime mbi rolin dhe angazhimet e Conte pranë institucioneve shtetërore.