Current track

Title

Artist

SABRI FEJZULLAHU FESTON 78-VJETORIN, RADIO WAVE I URON DITËLINDJEN LEGJENDËS SË MUZIKËS SHQIPE

Written by on September 16, 2025

Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, sot feston ditëlindjen e tij të 78-të. Me një karrierë të jashtëzakonshme që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare, ai mbetet një nga figurat më të dashura për publikun.

Sabri Fejzullahu i përket gjeneratës së artë të këngëtarëve, por ka ditur të përshtatet me kohërat duke mbetur aktual edhe për publikun e ri. Repertori i tij numëron mbi 800 këngë, ndërsa ai është vlerësuar me plot 18 çmime “Okarina e Artë” në kuadër të festivalit “Akordet e Kosovës”.

Artist i gjithanshëm, Fejzullahu ka marrë pjesë në festivale të shumta brenda dhe jashtë vendit, duke fituar shpërblime të rëndësishme dhe duke bashkëpunuar me kompozitorët më të shquar të muzikës shqiptare.

Në këtë ditë të veçantë, Radio Wave i uron Sabri Fejzullahut një ditëlindje të gëzuar, shëndet e suksese të mëtejshme, duke falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm që ai i ka dhënë kulturës dhe muzikës shqiptare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist