SAHATI PUBLIKON KËNGËN E RE “PËR KON”, NJË HAP I RI NË SKENËN MUZIKORE
Written by radio wave on September 16, 2025
Këngëtarja, producentja dhe multiinstrumentistja shqiptare Sahati, e cila prej vitesh jeton në Toronto, Kanada, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Për Kon”.
E njohur për talentin dhe energjinë e saj unike, Sahati ka ndërtuar një karrierë të pasur duke performuar në një sërë skenash prestigjioze që në moshë të re. Ajo ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme ndërkombëtare si Sunny Hill Festival në Kosovë dhe Vancouver Mural Festival në Kanada, duke dëshmuar potencialin e saj artistik përtej kufijve. https://www.youtube.com/embed/VCeEEFzVqeA?si=FMrYNZx857OObv5x
Kënga e re, e publikuar së fundmi në platformën YouTube, sjell një kombinim të ndjeshmërisë së thellë artistike dhe eksperimentimit muzikor që karakterizon stilin e Sahatit. Me “Për Kon”, ajo jo vetëm që pasuron repertorin e saj, por gjithashtu forcon pozicionin në skenën e muzikës alternative shqiptare dhe ndërkombëtare.