Current track

Title

Artist

Sany thyen heshtjen pas akuzave të Rozana Radit: “Nuk kam qenë mosmirënjohës”

Written by on December 12, 2025

Këngëtari grek Sany ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratave të Rozana Radit, e cila në “Goca dhe Gra” e cilësoi si mosmirënjohës dhe e akuzoi se kishte shfrytëzuar imazhin e saj gjatë koncerteve në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Living Day” në Vizion Plus, ai sqaroi se mes tyre nuk ka më komunikim.

“Nuk u kushtoj shumë rëndësi komenteve negative, por është e vërtetë që nuk flasim më. Së pari, sepse pas fitores në këtë festival, Rozana u fut menjëherë në një reality,” u shpreh Sany, duke lënë të kuptohet se distancimi i tyre ka nisur që në atë moment.

Ai iu përgjigj edhe akuzës për mosmirënjohje, të cilën e hodhi poshtë kategorikisht. “Nuk më pëlqen të flas kur personi tjetër nuk është prezent. Sigurisht që mund të reagoj për diçka që dikush ka thënë kur unë s’kam qenë i pranishëm. Unë nuk mendoj që kam qenë mosmirënjohës dhe kjo shihet qartë në të gjitha postimet e mia në rrjetet sociale,” deklaroi ai.

Sa i përket përdorimit të supozuar të imazhit të Rozanës, Sany sqaroi se bëhej fjalë për një incident të vetëm, të shkaktuar nga një organizator koncertesh. “Ky incident ka qenë vetëm një rast. Një biznes që më ftoi për të kënduar mori foton e të dyve, por vendosi vetëm emrin tim me të madhe. Nuk e bëra unë. Ku qëndron problemi këtu? Edhe sikur ta bëja vetë, do të përdorja foton e të dyve, sepse kemi një këngë bashkë.”

Me këtë reagim, këngëtari synon të mbyllë polemikat e ditëve të fundit, teksa thekson se marrëdhënia e tyre ka degraduar për arsye që, sipas tij, nuk lidhen me mosmirënjohjen apo shfrytëzimin e imazhit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist