sara ducka ne wave breakfast show: StartUp Albania prezanton Javën Globale të Sipërmarrjes 2025
Written by radio wave on November 18, 2025
Sot në Radio Wave patëm kënaqësinë të mikprisnim Sara Ducka, Përgjegjëse e Marketingut pranë StartUp Albania Agency, e cila na dha një pasqyrë të detajuar të Javës Globale të Sipërmarrjes 2025.
Sara tregoi se këtë vit janë planifikuar 63 evente të njëpasnjëshme, aktivitete që synojnë të frymëzojnë të rinjtë dhe bizneset shqiptare, duke nxitur klimën e sipërmarrjes dhe inovacionit në vend.
Një nga aspektet më tërheqëse të edicionit të këtij viti është pjesëmarrja e folësve ndërkombëtarë, të cilët do të ndajnë historitë e tyre të suksesit dhe këshilla praktike. Ky është një mundësi e rrallë për të mësuar drejtpërdrejt nga ekspertë globalë.
Sara gjithashtu njoftoi se StartUp Albania do të lancojë dy aplikacione të reja, të zhvilluara 100% në Shqipëri, duke treguar potencialin e madh teknologjik që po rritet në vend.
Ky vit shënon një zgjerim të aktivitetit jashtë Tiranës, me evente të organizuara edhe në Vlorë dhe qytete të tjera, përfshirë universitetet kryesore të vendit. Kjo e bën Javën Globale të Sipërmarrjes një platformë të hapur për të gjithë.
Mesazhi i Sarës ishte i qartë dhe motivues: “Kjo është një javë mundësish. Çdo i ri, çdo biznes dhe çdo start-up duhet të marrë pjesë, sepse po krijohet një ekosistem i madh, ndërveprues dhe mbështetës për të ardhmen e sipërmarrjes shqiptare.”