Sara Gjordeni u përgjigjet prerë aludimeve: “Nuk jam shtatzënë, televizori më nxjerr më të mbushur”
Written by radio wave on November 24, 2025
Influencerja dhe sipërmarrësja e njohur, Sara Gjordeni, u ka dhënë fund zërave që qarkullojnë prej kohësh për një shtatzëni të dytë. Pas pyetjeve të vazhdueshme në rrjetet sociale, Sara ka vendosur të reagojë hapur dhe qartë, duke hedhur poshtë çdo aludim.
Në një postim të drejtpërdrejtë drejtuar ndjekësve, ajo shpjegoi se thashethemet kanë nisur për shkak se në televizion shfaqet më “e mbushur” sesa në realitet, një efekt që shpesh ndodh për shkak të kamerave dhe ndriçimit.

“Jam shumë më e dobët në jetën reale. Në televizor dal sikur jam dardane,” u shpreh ajo me humor, duke nënvizuar se pamja në ekran nuk përkon me përmasat e saj aktuale.
Sara theksoi se pyetjet e vazhdueshme për shtatzëni e bezdisin dhe se një koment i tillë për trupin mund të jetë shqetësues për çdo grua, pavarësisht profesionit.
Me këtë reagim të prerë, ajo vendosi pikat mbi “i”: nuk është shtatzënë për herë të dytë dhe të gjitha zërat që qarkullojnë janë thjesht spekulime të pabazuara.