Current track

Title

Artist

SEAN “DIDDY” COMBS MOHON AKUZAT PËR KONSUM ALKOOLI NË BURG

Written by on November 10, 2025

Sean “Diddy” Combs ka reaguar ndaj zërave që qarkulluan së fundmi, duke mohuar kategorikisht se është kapur duke konsumuar alkool gjatë kohës që ndodhet në Institutin Federal të Korrektimit Fort Dix në New Jersey.

Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë në platformën X, ekipi i tij theksoi se “thashethemet që pretendojnë se z. Combs është kapur me alkool janë plotësisht të pavërteta”, duke shtuar se fokusi i ish-reperit dhe producentit mbetet vetëm tek përmirësimi personal dhe rikthimi tek familja.

Reagimi erdhi pas raportimeve të TMZ, ku thuhej se Combs ishte përfshirë në përgatitjen e një “pije shtëpie” alkoolike, e bërë nga përzierja e sheqerit, pijeve Fanta dhe mollëve – një praktikë e njohur mes të burgosurve. Disa burime pretenduan se ai ishte futur në telashe me autoritetet e burgut, por një zyrtar i institucionit deklaroi për mediat se “nuk ka asnjë informacion” që të mbështesë këto akuza.

Ndërkohë, një përfaqësues i Diddy-t për Page Six u shpreh se ai është i fokusuar në përshtatjen me ambientin e ri dhe në përmirësimin personal pas transferimit në këtë institucion në fund të muajit të kaluar.

“Ashtu si ndodh me çdo personazh të njohur që hyn në një mjedis të ri, do të ketë shumë thashetheme dhe histori të ekzagjeruara gjatë qëndrimit të tij atje — shumica prej tyre të pavërteta,” përfundoi zëdhënësi, duke lënë të kuptohet se Combs po përpiqet të qëndrojë larg zhurmës mediatike dhe të përqendrohet në rrugën e tij drejt ndryshimit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist