Selena Gomez habit rrjetin: Puth këmbët e Benny Blanco live në podcast
Written by radio wave on March 4, 2026
Një moment i papritur nga Selena Gomez ka ndezur debat të fortë në rrjete sociale. Këngëtarja dhe aktorja amerikane u bë kryefjalë pasi, gjatë një episodi të podcast-it “Friends Keep Secrets”, vendosi t’i puthte këmbët bashkëshortit të saj, producentit Benny Blanco.
Skena u zhvillua para të ftuarve, përfshirë reperin Dave Burd, teksa Blanco reagoi me humor duke pyetur nëse momenti po u pëlqente të pranishmëve. Selena tentoi ta minimizonte situatën me një “mos e bëj të madhe”, ndërsa ai e mori me sportivitet, duke thënë se gjesti e bëri të ndihej mirë dhe duke i shprehur publikisht dashurinë.

Veprimi i saj erdhi pak kohë pasi Blanco ishte kritikuar online për paraqitjen e tij në të njëjtin podcast, ku u komentua për pamjen e pakujdesshme të këmbëve. Disa e panë gjestin e Selenës si një mënyrë për ta mbështetur partnerin, ndërsa të tjerë e konsideruan të tepruar.
Në platformën X shpërthyen reagimet, nga ata që shpresonin se videoja ishte e manipuluar me inteligjencë artificiale, te komentues që e quajtën veprimin poshtërues apo një përpjekje për të tërhequr vëmendje – madje duke përmendur edhe emrin e Justin Bieber.
Pavarësisht kritikave, momenti u kthye menjëherë në viral, duke rikthyer edhe një herë Selenën në qendër të vëmendjes së showbiz-it ndërkombëtar.