SHARON STONE ME SYRIN E NXIRE… CFARE PO NDODH ME AKTOREN?
Written by radio wave on August 2, 2024
Aktorja 66-vjeçare tregoi në një postim në Instagram se ishte dëmtuar në sy gjatë një udhëtimi në Turqi, gjë ngjalli disa shqetësime tek fansat e saj.
Në postimin e parë, Sharon Stone shkroi: “Ky udhëtim ka qenë i vështirë“. Natyrisht, ndjekësit e saj shprehën shpejt shqetësimet e tyre dhe aktorja u detyrua të jepte një shpjegim më të detajuar.
“E di që jeni të gjithë të shqetësuar se si e dëmtova syrin, kështu që mendova t’jua shpjegoja”, tha ajo. “Kam qenë në kaq shumë hotele, në kaq shumë vende saqë u ngrita në mes të natës për të urinuar dhe nuk e dija se ku isha, dhe godita fytyrën në mermer.”
Stone nxitoi t’i siguronte ndjekësit se “askush nuk më bëri asgjë, dhe po, unë jam mirë dhe po kaloj shumë mirë“. /PANORAMA/