Current track

Title

Artist

SHKAKU I ZJARREVE NË LOS ANGELES, NOMINIMET PËR OSCAR SHTYHEN

Written by on January 10, 2025

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka vendosur të shtyjë shpalljen e nominimeve për Oscar për shkak të zjarreve shkatërruese që kanë përshkuar Los Angeles-in. Nominimet që ishin planifikuar të shpalleshin më 17 janar, do të bëhen publike më 19 janar.

Kryeshefi Ekzekutiv i Akademisë, Bill Kramer, u ka dërguar një letër anëtarëve të Akademisë, duke shprehur solidaritetin dhe shqetësimin e tij për situatën. “Të dashur anëtarë të Akademisë, ne duam të shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që janë prekur nga zjarret shkatërruese në Kaliforninë Jugore. Shumë nga anëtarët tanë dhe kolegët tanë të industrisë jetojnë dhe punojnë në zonën e Los Angeles-it dhe ne po mendojmë për ju,” shkroi Kramer.

Në një deklaratë të mëtejshme, ai njoftoi gjithashtu ndryshimin e afateve për votimin e nominimeve. “Votimi për nominimet e 97-ta të çmimeve Oscar filloi sot në orën 9 të mëngjesit sipas orës lokale. Ne do të zgjasim afatin e votimit me dy ditë për të dhënë anëtarëve më shumë kohë për të votuar. Votimi do të përfundojë të martën, më 14 janar. Si rrjedhojë, shpallja e nominimeve do të zhvendoset nga 17 janari në 19 janar,” shpjegoi ai.

Situata në Los Angeles mbetet alarmante, me zjarret që kanë shkaktuar të paktën pesë viktima dhe shkatërruar qindra shtëpi. Shumë të famshëm, si Paris Hilton dhe Leighton Meester, janë mes atyre që kanë mbetur të pastrehë. Përveç kësaj, mbi 100,000 persona janë urdhëruar të evakuohen.

Zjarret kanë shteruar burimet e zjarrfikësve dhe furnizimet me ujë, duke e bërë situatën edhe më sfiduese. Akademia premton të japë informacione të mëtejshme së shpejti, ndërsa përpiqet të mbajë në fokus sigurinë dhe mirëqenien e anëtarëve dhe komunitetit të përhapur të industrisë së filmit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist