SHORTI I UEFA-S: FAZA E 1/8-TËS NË KOMPETICIONET EVROPIANE
Written by radio wave on February 21, 2025
Sot (e premte) në selinë e UEFA-s në Nyon do të hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Shorti i sotëm do të fillojë me shortin e Ligës së Kampionëve, i cili është planifikuar për në mesditë apo më saktë nga ora 12:00.
Në raundin e 1/8-tës do të luajnë klube si Club Brugge, Bayern Munich, Benfica, Feyenoord, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, PSV Eindhoven dhe Real Madrid.
Këto skuadra iu bashkuan Liverpoolit, Barcelonës, Arsenalit, Interit, Atletico Madridit, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa përmes fazës ‘play-off’ të kësaj gare.
Përballjet e mundshme në Ligën e Kampionëve:
– Liverpool ose Barcelona vs Benfica ose PSG
– Aston Villa ose Lille vs Club Brugge ose Borussia Dortmund
– Real Madrid ose Bayern Munich vs Atletico Madrid ose Bayer Leverkusen
– Arsenal ose Inter vs Feyenoord ose PSV
Ndeshjet e para të fazës së 1/8-tës do të luhen më 4 dhe 5 mars, ndërsa ato të kthimit më 11 dhe 12 mars.
Nga ana tjetër, me të njëjtin parim do të kryhet edhe shorti i çifteve në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Ky short pritet të fillojë pas atij të Ligës së Kampionëve, teksa ndeshjet e para të kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen më 6 mars, ndërsa ato të kthimit më 13 mars.
Fansat e futbollit presin me padurim përballjet e ardhshme, të cilat pritet të sjellin emocione të forta dhe sfida të mëdha mes klubeve më të mira evropiane.