SHPAT KASAPI REAGON PAS INCIDENTIT NË DASMË: “JAM MIRË SI MOLLA”
Written by radio wave on August 12, 2025
Pas zhurmës mediatike që u krijua nga një incident i përfolur në një dasmë në Shkabaj të Prishtinës, këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka vendosur të qetësojë fansat me një reagim të ri në rrjetet sociale. Në një video të publikuar në InstaStory, ai u shfaq i qetë, me humor dhe duke thënë shkurt: “Jam mirë si molla.”
Ky është reagimi i dytë publik i artistit, pas një deklarate të mëparshme për situatën. Fjalët e tij të thjeshta duket se kanë pasur si synim të shuajnë çdo shqetësim të ndjekësve pas lajmeve për incidentin.
Ngjarja mori vëmendje pasi në rrjet qarkulluan zëra se këngëtari ishte përplasur me disa dasmorë për shkak të mbërritjes me vonesë dhe në një gjendje jo të mirë. Megjithatë, Shpati e ka cilësuar këtë një keqkuptim, duke zgjedhur të mos hyjë në polemika, madje edhe pas postimeve me tone thumbuese të ish-partneres së tij.
Këngëtari ka bërë të ditur se po vazhdon normalisht me angazhimet e tij muzikore, duke lënë pas çdo koment negativ dhe duke u fokusuar te karriera.