Current track

Title

Artist

Shpërthen debati në “Fan Club”, Arjan Konomi përplaset ashpër me Linda Kalemin

Written by on March 9, 2026

Një debat i fortë ka ndodhur në studion e Big Brother VIP Albania Fan Club, ku opinionisti Arjan Konomi është përplasur ashpër me të ftuarën Linda Kalemi.

Gjithçka nisi pas komenteve të Konomit për banoren Selin Bollati. Në debat ndërhyri Kalemi, e cila e ironizoi opinionistin duke thënë se ai mund të ketë pasur një eksperiencë të keqe me një balerinë, duke qenë se sipas saj ai po fliste negativisht për to.

Deklarata e saj shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Konomit, i cili mohoi një gjë të tillë dhe theksoi se në jetën e tij ka pasur një person shumë të afërt që ishte balerinë dhe që tashmë nuk jeton më.

Debati më pas u tensionua edhe më shumë, duke kaluar në tone personale. Arjan Konomi reagoi ashpër ndaj të ftuarës, duke e akuzuar se po fliste pa argumente dhe duke përdorur fjalë fyese në adresë të saj. Situata në studio u bë aq e tensionuar sa moderatorja ndërhyri për të tërhequr vëmendjen dhe për të qetësuar debatin.

Nga ana tjetër, Linda Kalemi e akuzoi opinionistin për sjellje të papërshtatshme ndaj një femre dhe tha se ai përfaqëson modelin e “mashkullit të dhunshëm”, duke theksuar se ajo është në studio për të kundërshtuar pikërisht këtë mentalitet.

Përplasja e tyre u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke ndezur diskutime të shumta mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist