Current track

Title

Artist

SHPERTHEN ROBERT BERISHA KUNDER MEDIAVE

Written by on October 15, 2024

Robert Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas disa videove ku ishte duke kërcyer në dasmën e Adrit dhe Ilirianës.
Muzikanti i njohur duket i revoltuar pasi i janë shpërndarë vazhdimisht video teksa po kërcente, gjegjësisht me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Santiana Malokun.
Në një postim në InstaStory, prezantuesi thotë se nuk ka mbetur as të kërcejnë e të bëjnë atmosferë pasi menjëherë bëhen viral.
“Qenka ndez TikToku. Nuk ka mbetur as të kërcejmë as të bëjmë atmosferë me kolege e shoqe se hor të bëjnë shqipet. Unë kërcej edhe e bëj ashiqare pa asnjë cent kompleksi, krejt ata që kanë qenë aty janë kënaq e për juve që për pak pëlqime dhe klikime shiteni, nuk ma ndien”, u shpreh ai.

Artisti tutje theksoi: “Në emër të kompanisë time ‘ndezim ndeja e ahengje’ ju kërkoj falje krejt juve që nuk keni qenë mbrëmë aty me u kënaq si ne”.
Në postim, ai e etiketoi edhe të dashurën e tij Ana Skrel, duke i thënë se në raste të tjera do të jenë së bashku.
Sidoqoftë, Roberti shquhet për natyrën e tij pozitive dhe për energjinë që përcjell. /Telegrafi/


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist