Current track

Title

Artist

shqiptaria në ethe: Kosova sfidon Turqinë për Botërorin 2026

Written by on March 27, 2026

Gara e “play-off”-it evropian për Kupën e Botës 2026 pritet të jetë jashtëzakonisht e fortë dhe sipas Football Meets Data, Italia kryeson si favoritja kryesore me 70% gjasa për kualifikim. Pas saj renditen Suedia dhe Danimarka me nga 56%, ndërsa Turqia me 55%, duke e bërë këtë fazë një betejë të vërtetë pa favorit të sigurt.

Në gjithë këtë garë, Kosova po merr vëmendje të madhe, pasi është renditur e para mes ekipeve që konsiderohen “jo-favorite”, por që kanë potencial real për të befasuar. “Dardanët” vijnë pas një fitoreje spektakolare 4-3 ndaj Sllovakisë në transfertë dhe tani do të luajnë finalen vendimtare në Prishtinë, më 31 mars, kundër Turqisë.

Sipas projeksioneve, Kosova ka 45% shanse për kualifikim, ndërsa Turqia 55%. Diferencat janë të vogla dhe gjithçka pritet të vendoset nga detajet, në një ndeshje që mund ta çojë Kosovën drejt një historie të madhe dhe një ëndrre të realizuar: Botërori 2026.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist