Current track

Title

Artist

SKANDAL NË FUTBOLL: MODELJA E ONLYFANS FATI VÁZQUEZ ZBULON HISTORINË SEKRETE ME LAMINE YAMAL!

Written by on September 26, 2025

Modelja spanjolle dhe krijuesja e përmbajtjes në OnlyFans, Fati Vázquez, ka hedhur dritë për herë të parë mbi marrëdhënien e saj me yllin e futbollit Lamine Yamal, duke shkaktuar një tërmet në rrjetet sociale dhe mediat rozë. Në podcast-in “En todas las salsas”, ajo pranoi hapur se lidhja nuk ishte një aventurë kalimtare, por një histori e nisur muaj më parë me biseda të vazhdueshme për afro tetë muaj përpara se të takoheshin. Fotot e tyre gjatë pushimeve në bregdetin italian ishin vetëm maja e ajsbergut, pasi sipas saj gjithçka ishte planifikuar me kujdes dhe takimi i parë ndodhi në një ambient privat në Itali nën praninë e një përfaqësuesi të futbollistit për të ruajtur diskrecionin maksimal.

Detaji që tronditi opinionin ishte pretendimi i Vázquez se Yamal e kishte kontaktuar që në vitin 2018 kur ajo ishte vetëm 11 vjeç. “Mendoj se ka qenë fansi im që në atë kohë dhe ndoshta e kishte si një lloj ëndrre për t’u realizuar,” u shpreh ajo duke shtuar se futbollisti nuk e ka pranuar kurrë hapur këtë fakt. Skandali mori edhe më shumë ngjyra kur modelja tregoi se kur mbërriti në Itali kishte një tjetër vajzë që po kalonte kohë me lojtarin dhe për pak orë të dyja mund të ishin përballur ballë për ballë. Vajza e kontaktuar nga Vázquez i tregoi gjithçka për lidhjen e saj me Yamal duke ngritur edhe më shumë pikëpyetje mbi besnikërinë e futbollistit të ri.

E pyetur për thashethemet që e lidhin Yamal me këngëtaren Nicki Nicole, modelja dha një përgjigje të shkurtër por goditëse: “Mendoj se ai është shumë i dhënë pas saj, por ajo nuk është aq e interesuar.” Me këtë deklaratë, Vázquez jo vetëm që hodhi benzinë mbi zjarrin e spekulimeve, por edhe e futi Lamine Yamal në një vorbull të re gossip-i që ka ndezur rrjetet sociale dhe fansat e futbollit në mbarë botën.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist