SKENË PROVOKUESE NË KONCERT: FANSJA HEDH REÇIPETA NË SKENË, EL MORAD REAGON ME GJEST RADIKAL
Written by radio wave on September 15, 2025
Reperi i njohur El Morad u përball me një moment të papritur gjatë koncertit të tij në Shqipëri.
Një vajzë nga publiku hodhi reçipetat drejt tij në skenë, duke shkaktuar habi dhe reagime të menjëhershme nga të pranishmit. Por El Morad nuk e priti aspak mirë këtë veprim provokues – ai reagoi menjëherë, e largoi vajzën nga skena dhe madje u duk sikur e pështyu, duke treguar hapur pakënaqësinë e tij.
Momenti u bë viral në rrjete sociale, duke ndezur debate të forta mes fansave: disa e konsideruan reagimin e reperit të tepruar, ndërsa të tjerë e mbështetën, duke thënë se ai thjesht vendosi kufij të qartë ndaj sjelljeve të papërshtatshme.