Current track

Title

Artist

Skillz rikthehen pas 13 vitesh – Ledri dhe Skivi bashkojnë forcat për një natë të zjarrtë!

Written by on November 18, 2025

Grupi legjendar Skillz, i përbërë nga Ledri Vula dhe Skivi, rikthehet më në fund në skenë pas plot 13 vitesh, duke ndezur nostalgjinë e fansave dhe duke sjellë një prej rikthimeve më të bujshme të vitit.

Dyshja do të performojë së bashku më 19 nëntorZone Club, ndërsa vetë klubi e ka njoftuar lajmin me fjalët që kanë tronditur rrjetet:
“Rikthimi që të gjithë e kemi pritur. Pas 13 vitesh, Skillz u KTHYE.”

Fansat e Skillz kanë vite që kërkojnë ribashkimin e tyre, dhe tani pritja ka marrë fund. Nata e performancës pritet të jetë e nxehtë, energjike dhe plot atmosferë – një moment historik për hip-hop-in shqiptar dhe për të gjithë ata që janë rritur me hitet e tyre.

Rikthimi po konsiderohet si një “boom” i vërtetë në skenën muzikore, ndërsa publiku mezi pret të shohë Ledrin dhe Skivin sërish krah për krah në skenë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist