Current track

Title

Artist

Spektakël europian në Fest 64: Tommy Cash vjen në skenën e RTSH-së

Written by on December 17, 2025

Festivali i Këngës në RTSH nis zyrtarisht më 17 dhjetor, duke hapur garën muzikore që për katër net radhazi do të mbajë vëmendjen e publikut deri më 20 dhjetor, kur do të shpallet edhe fituesi. Kënga triumfuese do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e madhe të Eurovisionit, duke e bërë këtë edicion edhe më të ndjekur e më të komentuar.

Stafi organizator ka zbuluar tashmë disa nga surprizat e Fest 64, mes të cilave spikat edhe konfirmimi i një të ftuari special me famë ndërkombëtare. Në skenën e Festivalit të Këngës do të ngjitet Tommy Cash, përfaqësuesi i Estonisë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit.

Krijuesi i hitit “Espresso Macchiato” do të performojë në natën finale të festivalit, ku pritet të sjellë një show energjik dhe ndryshe, duke i dhënë finales një frymë moderne dhe europiane. Tommy Cash ka qenë një nga sensacionet më të mëdha të Eurovisionit këtë vit, me performancën dhe stilin e tij unik që e kthyen këngën në një hit ndërkombëtar.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga stafi i Festivalit të Këngës, i cili ka njoftuar se prania e artistit estonez do të jetë një nga momentet kulmore të Fest 64. “Tashmë është zyrtare. Tommy Cash është i ftuari special në natën finale të Fest 64 në RTSH në 20 dhjetor 2025. Këngëtari i hitit ‘Espresso Macchiato’ pritet të ndezë skenën mbrëmjen e finales së Festivalit të Këngës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Me këtë emër të njohur në skenë, Festivali i Këngës premton jo vetëm konkurrencë të fortë mes artistëve shqiptarë, por edhe një spektakël që e afron edhe më shumë publikun me frymën e Eurovisionit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist