Current track

Title

Artist

SPEKULIME PËR ROMANCË: KIM KARDASHIAN DHE DRAKE BASHKË NË TË NJËJTËN VILË NË LAKE COMO

Written by on September 12, 2025

Fansat janë të bindur se Kim Kardashian dhe Drake po shijojnë një lidhje të fshehtë, pasi të dy kanë ndarë fotografi që duket se janë bërë në të njëjtën vilë luksoze në Lake Como, Itali.

Kim, 44 vjeçare, publikoi një set imazhesh nga udhëtimi i saj të titulluar “Itali 2025”, ku shfaqej me një veshje elegante, ndërsa liqeni përrallor shtrihej në sfond. Pak më vonë, një faqe e pasurive të patundshme zbuloi se Drake, 36 vjeç, kishte qëndruar pikërisht në të njëjtën vilë me pamje mahnitëse dhe arkitekturë klasike italiane.

Ky detaj ka mjaftuar për të ndezur rrjetet sociale, ku fansat po spekulojnë fuqishëm se mes dy yjeve po lulëzon një romancë dashurie.

Nuk është hera e parë që flitet për një lidhje të mundshme mes tyre. Në vitin 2023, Drake publikoi këngën “Search & Rescue”, ku përfshiu një fragment zëri të Kim dhe Kris Jenner, gjë që nxiti aludime mbi marrëdhënien e tyre.

Thashethemet janë ndërlidhur shpesh edhe me Kanye West, ish-bashkëshortin e Kim. Në mars, ai la të kuptohej se Kim dhe Drake mund të kishin një lidhje, duke e kthyer më pas çështjen në një përplasje publike me reperin kanadez.

Edhe pse as Kim dhe as Drake nuk kanë konfirmuar apo mohuar diçka, fotografia nga e njëjta vilë i ka bindur fansat se mes tyre po ndodh më shumë sesa një miqësi e zakonshme.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist