Current track

Title

Artist

“Stranger Things” thyen trendin dhe nuk përdor A.I: Skena e Joyce-it e realizuar në mënyrë klasike

Written by on December 3, 2025

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po transformon industrinë e filmave dhe serialeve, “Stranger Things” po reziston këtij trendi. Seriali i njohur thriller-horror, prodhim i Netflix-it, ka vendosur të mos përdorë AI-në për disa skena kritike, duke ruajtur metodat tradicionale të produksionit, shkruan IndeksOnline.

Një nga momentet më të komentuar është një skenë e kthimit në kohë për personazhin Joyce, të luajtur nga Winona Ryder. Shumë fansa menduan se për ngjashmërinë e jashtëzakonshme midis Joyce-it të ri dhe aktores, mund të ishte përdorur AI. Megjithatë, regjisori sqaroi se për këtë efekt është rekrutuar një aktore që i ngjan shumë Joyce-it të vjetër, një zgjedhje që ka tërhequr vëmendjen e kritikëve.

Ky vendim thekson angazhimin e produksionit për të ruajtur realismin dhe për të shmangur përdorimin e teknologjive që mund të përgjysmojnë barrën e punës. “Stranger Things” njihet për përdorimin minimal të CGI-së dhe për përkushtimin ndaj detajeve ekstreme.

Edhe aktori që luan Vecna-n e ka vërtetuar këtë përkushtim: ai kalon mbi 8 orë çdo ditë në dhomën e grimit për t’u transformuar plotësisht në një krijesë makabre.

Vendimi i ekipit të serialit tregon se edhe në epokën e AI-së, disa produksione të mëdha po zgjedhin të mbeten besnike ndaj teknologjive tradicionale dhe aftësive njerëzore, duke ofruar një përvojë vizuale që fansat e “Stranger Things” e kanë pritur gjithmonë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist