Current track

Title

Artist

Surpriza e radhës në BBVA 5: Një modele 23-vjeçare do i bashkohet garës dhe pritet të trazojë ujërat

Written by on February 27, 2026

Shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 bëhet gati për një hyrje të re që premton dinamika dhe energji ndryshe. Nikol Projko është emri që do t’i shtohet listës së banorëve, duke sjellë me vete jo vetëm eksperiencën në pasarelë, por edhe ambicien për të fituar zemrat e publikut.

E ftuar në “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, 23-vjeçarja e bëri publik lajmin që prej ditësh qarkullonte në rrjet. Me një ton të qetë, por të vendosur, ajo ndau emocionet e para përpara nisjes së këtij kapitulli të ri, duke e cilësuar hyrjen në reality show si një sfidë që shkon përtej famës.

Nikol tregoi më shumë për rrugëtimin e saj në modeling, një fushë ku ka ndërtuar identitetin dhe imazhin publik, por theksoi se pjesëmarrja në formatin më të ndjekur në vend është një mundësi për t’u zbuluar ndryshe. Sipas saj, publiku do të ketë rastin të njohë anë të karakterit që nuk duken në fotografi apo në evente mode.

Hyrja e saj është konfirmuar për këtë të shtunë, një moment që pritet të shënojë një kthesë në lojë. Ndërkohë, tensioni brenda shtëpisë është rritur edhe më shumë pas mbërritjes së një zarfi të zi, i cili solli anulimin e televotimit aktual dhe shtoi pikëpyetjet mbi fatin e banorëve.

Me një hyrje të re dhe me zhvillime të papritura në horizont, gara në Big Brother VIP Albania 5 duket se po hyn në një fazë edhe më të fortë, ku çdo lëvizje mund të ndryshojë rrjedhën e lojës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist