Current track

Title

Artist

Surprizë në “BBVK4”: Dolce dërgohet në “Grande Fratello 2025”, një kapitull i ri për reality-show-in

Written by on November 25, 2025

Në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova”, moderatori Alaudin Hamiti solli një lajm të pazakontë: për herë të parë në katër edicione, një banore e “BBVK” do të shkojë si konkurrente e përkohshme në “Grande Fratello 2025”.

E përzgjedhura është Dolce, content creator-i e cila brenda pak ditësh ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe të banorëve për energjinë dhe natyrën e saj ekspresive. Ajo do të qëndrojë për një javë në shtëpinë italiane, ku pritet të sjellë dinamika të reja, për t’u rikthyer më pas në “BBVK4”.

Vendimi do t’i komunikohet asaj vetëm të premten, çka e shton edhe më shumë kuriozitetin për reagimin e saj. Situata bëhet akoma më pikante po të kemi parasysh se në më pak se një javë Dolce duket se ka nisur një romancë me Edin, një tjetër banor i shtëpisë. Largimi i përkohshëm mund të trazojë jo pak ujërat në këtë lidhje që sapo ka nisur të marrë formë.

Ndërkohë, edhe banorët e “Grande Fratello 2025” janë njoftuar për ardhjen e të ftuarës speciale nga Kosova. Reagimi i tyre, i shoqëruar me hutim total për faktin se nuk dinin as ku ndodhej Kosova apo Ballkani, është kthyer në një moment mjaft të komentuar në rrjete sociale, sidomos nga ndjekësit shqiptarë.

E ndërsa publiku pret me padurim kalimin e Dolce-s nga një shtëpi tek tjetra, pritet që ky bashkëpunim i rrallë mes dy formateve të sjellë më shumë vëmendje, dinamika dhe padyshim, shumë drama televizive.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist