Current track

Title

Artist

TAIKA WAITITI FESTON 50-VJETORIN NË IBIZA ME NJË FESTË MADHËSHTORE

Written by on August 20, 2025

Regjisori i njohur hollivudian dhe fituesi i Oscar-it, Taika Waititi, ka festuar 50-vjetorin e tij në një festë madhështore në Ibiza, ku të pranishëm ishin miq të ngushtë, familjarë dhe personalitete të botës së artit e muzikës.

Në një postim të gjatë në Instagram, ai ndau disa fotografi nga mbrëmja, duke falënderuar të gjithë ata që morën pjesë dhe në veçanti bashkëshorten e tij, këngëtaren shqiptare Rita Ora, e cila sipas tij ishte “regjisorja e vërtetë” e surprizës.

“Jam mirënjohës që isha i rrethuar nga një grup kaq i mrekullueshëm njerëzish. Një falënderim i madh për Vas J Morgan dhe Michael që u morën me organizimin – nën mbikëqyrjen e lideres supreme të jetës sime dhe gruas absolute të festave, gruas sime, Rita Ora. Ti vërtet e tejkalove veten këtë herë, e dashur”, shkroi ai me humor.

Waititi nuk i kurseu komplimentet për Ritën, duke e cilësuar si më të shkëlqyerën e mbrëmjes: “Sigurisht që i zbehe të gjithë me flokët, fytyrën, veshjen dhe sharmin e zakonshëm plot shkëlqim”.

Festa u zhvillua në një vilë luksoze dhe përfshinte performanca live, muzikë nga DJ të njohur dhe një surprizë të veçantë nga kushërinjtë e regjisorit, të cilët i dhuruan një haka tradicionale në nder të tij.

“Jam i mbushur me dhurata, pije dhe mbi të gjitha me dashuri. Të 50-tat ndihen kaq mirë – ndihem i dashur, i lumtur, i ri… dhe i pashëm. Edhe pse gjuri më dhemb”, tha ai me ironi.

Në fund, ai paralajmëroi se festa nuk do të ndalet me kaq: “Në stil tipik të një Luani, do të festoj deri në fund të vitit, ndaj nëse e keni ditëlindjen nga tani deri në dhjetor – bëhuni gati të më lini rrugë”.

Taika Waititi dhe Rita Ora, të martuar në vitin 2022, mbeten një nga çiftet më të komentuar dhe më të dashur në skenën ndërkombëtare, duke ndarë shpesh me fansat momente plot dashuri e humor.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist