Current track

Title

Artist

TAYNA DHURON DONACION PËR REALIZIMIN E NJË LABORATORI NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS

Written by on February 20, 2025

Tayna ka dhuruar një donacion me vlerë 25 mijë euro për realizimin e një laboratori në Universitetin e Prishtinës. Ky akt i jashtëzakonshëm i saj vjen si një nxitje për studentët dhe një kontribut në përmirësimin e kushteve të arsimit. Gjatë fjalimit të saj, Tayna ka theksuar rëndësinë e arsimit dhe ka nxitur të rinjtë që të shfrytëzojnë mundësitë që u ofrohen për të ndikuar në të ardhmen e tyre dhe të shoqërisë. Ajo ka theksuar se studentët janë “ura ndërmjet asaj që është bota dhe asaj që mund të bëhet”, duke u dhënë një mesazh të fuqishëm për të besuar në potencialin e tyre të pakufishëm.

Në fjalën e saj, ajo gjithashtu ka shprehur mbështetje të madhe për studentët dhe ka shtuar se ajo do të jetë gjithmonë në dispozicion të tyre, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë me përpjekjet e tyre për arsimim, sepse çdo përpjekje do të ketë jehonë përtej mureve të fakultetit dhe do të ndikojë në botën përreth. Ajo ka nënvizuar gjithashtu se është e rëndësishme të kesh mbështetje dhe të inkurajosh të tjerët në ndjekjen e ëndrrave të tyre.

“Besoj se secili prej nesh ka potencialin të jetë më i mirë se tjetri, nëpërmjet artit e medias, secili prej nesh kemi mundësinë të shprehim zërat tanë unik”, ka thënë Tayna, duke nënvizuar se nëpërmjet krijimtarisë dhe bashkëpunimit të të gjithëve, mund të arrihet një të ardhme ku krijimtaria nuk njeh kufij. Ky akt i Taynës është një tjetër dëshmi e angazhimit të saj për të mbështetur edukimin dhe zhvillimin e mundësive për të rinjtë, dhe tregon se përpjekjet e përbashkëta mund të çojnë në ndryshime të mëdha.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist