Tension në Big Brother VIP Kosova: Familja e ElijonA Binakaj kërkon mbrojtje për 18-vjeçaren
Written by radio wave on November 21, 2025
Situata brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova ka arritur një nivel shqetësues, pasi banorja më e re, Elijona Binakaj, 18-vjeç, është bërë qendra e tensioneve dhe presioneve psikologjike.
Elijona, e cila hyri në program për të sfiduar veten dhe për të treguar potencialin e saj, ka përjetuar situata që familja e saj i konsideron të papranueshme. Sipas deklaratës së familjes, disa banorë – përfshirë Benitën dhe Alban – e kanë bllokuar fizikisht dhe e kanë vendosur nën presion të vazhdueshëm.
Familja Binakaj ka reaguar me ashpërsi, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të produksionit:
“Kemi ndjekur me shqetësim të madh disa situata, ku Elijona është vendosur nën presion psikologjik. Veprimet që përfshijnë intimidim, heshtje të detyruar ose pengesa fizike ndaj saj janë të papranueshme për ne si familje. Kërkojmë transparencë dhe reagim të menjëhershëm.”
Ata theksojnë se situata ka kaluar kufijtë e lojës dhe kërkojnë që Vëllai i Madh të ndërhyjë për të garantuar mirëqenien dhe sigurinë e vajzës së tyre.
Elijona është aty për të konkurruar dhe për të përjetuar një eksperiencë të drejtë, jo për të përballuar forma intimidimi që mund të dëmtojnë emocionalisht një të ri 18-vjeçar. Familja i bën thirrje publikut dhe produksionit të tregojnë kujdes dhe mbështetje për të.
Ja postimi i tyre: Gjatë orëve të fundit kemi ndjekur me shqetësim të madh disa situata të transmetuara nga shtëpia e Big Brother, ku Eliona është vendosur nën presion psikologjik dhe sjellje të papranueshme nga disa banorë. Në veçanti, veprimet që përfshijnë intimidim, heshtje të detyruar ose veprime fizike penguese ndaj saj, janë të papranueshme për ne si familje.
Ne kërkojmë me urgjencë që produksioni të ndërhyjë menjëherë, të vlerësojë situatën me seriozitet dhe të marrë masat e nevojshme për të garantuar mirëqenien, sigurinë dhe të drejtën e Elionës për të qëndruar në një ambient të shëndetshëm e të drejtë.
Eliona është aty për të konkurruar, jo për t’u përballur me forma presioni apo provokime që tejkalojnë kufijtë e lojës. Kërkojmë transparencë dhe reagim të menjëhershëm.
Faleminderit të gjithëve që tregoni kujdes dhe mbështetje.”
Menaxhmenti ( @socialstar )& Familja e Elionës
Elijona Mbaj Forc♥️♥️