Current track

Title

Artist

THE GAME VJEN NË TIRANË: GERHARD VEIZI ZBARDH SURPRIZAT NË WAVE BREAKFAST SHOW

Written by on March 26, 2025

Kjo e mëngjesit në “Wave Breakfast Show” me Ergys Bamcin solli një të ftuar të veçantë: Gerhard Veizi, presidenti i “ShqipHop”, i cili ndau detaje ekskluzive mbi ardhjen e legjendës së hip-hop-it, The Game, në Tiranë më 5 prill.

Veizi u shpreh se kjo ngjarje është një moment historik për skenën shqiptare të hip-hop-it dhe se veçoria kryesore do të jetë koncerti me bandë live, në kuadër të 20-vjetorit të albumit legjendar “The Documentary”. “The Game ka shkelqyer në çdo koncert dhe mezi pret të bëjë të njëjtën në Tiranë,” theksoi ai.

Interesi për koncertin ka qenë i jashtëzakonshëm, me biletat që u shitën në kohë rekord, duke pritur një mbrëmje super të zjarrtë.

Përveç The Game, koncerti do të ketë edhe emra të njohur të skenës shqiptare si Elai, Ronela, Westside Family dhe DJ Enki, të cilët do të hapin spektaklin. Sipas Veizit, kjo është një levizje e qëllimshme për të afruar brezin e ri me një prej figurave më ikonike të hip-hop-it.

Tirana po përgatitet për një natë epike me një nga artistët më të rëndësishëm të skenës botërore, dhe “Wave Breakfast Show” vazhdon të sjellë ekskluzivitete për të gjithë fansat e hip-hop-it!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist