Thirrja e fortë e Robert De Niros kundër Trumpit ndez debat në showbiz
Written by radio wave on February 25, 2026
Aktori i njohur Robert De Niro ka bërë sërish bujë me deklaratat e tij politike, duke u kërkuar qytetarëve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rezistojnë ndaj Presidentit Donald Trump dhe administratës së tij. Gjatë një interviste në podkastin The Best People With Nicole Wallace, aktori u shfaq i emocionuar, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të “shpëtuar vendin”.
De Niro e cilësoi Trumpin “armik të vendit” dhe theksoi se amerikanët duhet të bashkohen për të ndalur atë që ai e konsideron një drejtim të rrezikshëm për demokracinë. Ai përsëriti disa herë mesazhin e rezistencës, duke paralajmëruar se edhe pas Trumpit, lëvizjet që ai përfaqëson do të mbeten.
Në fund të bisedës me moderatoren Nicolle Wallace, aktori u prek teksa foli për rëndësinë e bashkimit dhe mbrojtjes së vendit. Deklaratat e tij kanë ndezur reagime të forta në rrjetet sociale dhe në botën e showbizit.