Current track

Title

Artist

TIRANA FITON NDAJ SKËNDERBEUT DHE LARGOHET NGA ZONA E RREZIKUT

Written by on February 17, 2025

Tirana arriti një fitore të rëndësishme sot përballë Skënderbeut, duke triumfuar falë një penalltie të realizuar në minutën e 85-të. Ky sukses i gëzoi bardheblutë, të cilët tashmë janë jashtë zonës së ftohtë në renditje.
Me rikthimin e trajnerit Bledi Shkëmbi, Tirana ka treguar përmirësime të dukshme në lojë dhe menaxhimin e ndeshjeve. Dy fitoret ndaj rivalëve direkt për mbijetesë, Bylis dhe Skënderbeu, si dhe barazimet ndaj Elbasanit dhe Partizanit, kanë rritur besimin në skuadër dhe kanë konfirmuar progresin e ekipit.

Pas pezullimeve të shumta në derbi, Tirana u përball me një situatë të pazakontë, ku plot 7 lojtarë të stolit ishin nga Akademia. Në këtë sfidë, portieri Harizaj, Bajroviç dhe Tahiri ishin të vetmit lojtarë të transferuar gjatë këtij edicioni.
Gjatë ndeshjes, Bajroviç, Mihana dhe Vogli u aktivizuan dhe luajtën një rol vendimtar. Pikërisht Serxho Vogli fitoi penalltinë, e cila u shndërrua në gol nga Bajroviç, duke i dhuruar ekipit tre pikë të arta.

Pavarësisht moshës së tyre të re, Emiljano Mihana dhe Serxho Vogli, të dy vetëm 16 vjeç, dhanë një kontribut të madh në këtë sukses, duke treguar se e ardhmja e Tiranës është premtuese. Falë angazhimit dhe besimit te lojtarët e rinj, bardheblutë janë tashmë më të sigurt në garën për mbijetesë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist