TOM CRUISE DHE ANA DE ARMAS I JAPIN FUND ROMANCËS SË TYRE PAS MË PAK SE NJË VITI
Written by radio wave on October 16, 2025
Një nga çiftet më të përfolura të Hollivudit, Tom Cruise dhe Ana de Armas, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas më pak se një viti bashkë. Lajmi u raportua nga tabloidi britanik The Sun, që citon burime të afërta me çiftin, duke thënë se “shkëndija mes tyre është shuar”.
Sipas burimit, vendimi për ndarje ka ardhur në mënyrë miqësore, pa tensione apo konflikte. “Shkëndija është zbehur mes tyre, por ata ende e duan shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë qenë shumë të pjekur në mënyrën si e kanë trajtuar këtë,” – u shpreh një mik i çiftit për The Sun, citon Indeksonline.
Tom Cruise dhe Ana de Armas raportohet se kanë kaluar një periudhë të bukur së bashku, duke u parë në disa dalje publike dhe evente filmike, megjithatë dinamika e tyre profesionale dhe oraret e ngjeshura duket se kanë ndikuar në vendimin për t’u ndarë.
Burimi shtoi më tej: “Tom dhe Ana u argëtuan shumë bashkë, por koha e tyre si çift ka mbaruar. Ata do të mbeten miq të mirë, por kanë kuptuar se nuk do të funksiononte si lidhje romantike.”
Ndonëse ndarja e tyre ka surprizuar fansat, të dy aktorët duket se po e trajtojnë situatën me maturi dhe respekt të ndërsjellë – një shembull i rrallë për përfundimin pa drama të një romance hollivudiane.