Current track

Title

Artist

VESA LUMA I BËN BIG BASTËS NJË PRANK TË FRIKSHËM, REAGIMI I TIJ BËHET VIRAL

Written by on September 2, 2025

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka surprizuar bashkëshortin e saj, reperin Big Basta, me një shaká që ka bërë menjëherë bujë në rrjete sociale.

Vesa, e cila njihet për humorin dhe natyrën e saj energjike, ka vendosur të realizojë një ‘prank’ të thjeshtë, por tejet efektiv, duke e vendosur partnerin e saj përballë një skene të papritur.

Në videon e publikuar, këngëtarja shihet e shtrirë në korridorin e shtëpisë, me kokën lënë në mënyrë të tillë që ngjante si një situatë shqetësuese. Pikërisht në atë moment, Big Basta po afrohej, pa e ditur se çfarë e priste.

@vessaluma Nuk te bon imun prej meje fitorja ne #ferme 😂 @Big Basta ♬ Funny – Gold-Tiger

Reagimi i tij ishte i menjëhershëm: i hutuar dhe i frikësuar nga pamja, reperit i ra telefoni nga dora. Por gjithçka zgjati vetëm pak sekonda, pasi Vesa shpërtheu në të qeshura, duke zbuluar se gjithçka ishte vetëm një shaká.

Momenti është pritur me shumë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar energjinë dhe marrëdhënien plot humor të çiftit të njohur të showbiz-it shqiptar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist