VULLNET KRASNIQI DEKLARON SE ESHTE GAY, VJEN REAGIMI I STRESIT
Written by radio wave on December 30, 2024
Fituesi i edicionit të parë të *Big Brother VIP Kosova*, Stresi, ka reaguar pas deklaratës së gazetarit Vullnet Krasniqi, duke shprehur haptazi kundërshtimin e tij ndaj pohimeve të tij sa i përket orientimit të tij seksual. Në emisionin *Big Talk*, Stresi ka theksuar se komuniteti LGBT ka për qëllim përhapjen sa më të madhe të orientimeve të tilla dhe shtoi se ky komunitet, sipas tij, po dëmton moralin shoqëror dhe familjar. “Unë nuk hyj te orientimi i askujt, unë vetëm kritikoj. Pse dal unë kundër deklaratës së Vullnetit? Ky komunitet ndihmon në prishjen e moralit shoqëror dhe familjar. Ky është mendimi im”, u shpreh ai. Artisti vazhdoi të theksojë se është kundër këtij orientimi, pasi sipas tij, misioni i komunitetit LGBT është që të përhapin këtë ideologji më shumë. Këto deklarata të Stresit kanë ngjallur reagime të ndryshme në publik, duke theksuar se ai ka një mendim të fortë në lidhje me këtë çështje, të cilin e ka shpërndarë pa asnjë hezitim.