Current track

Title

Artist

WAVE BREAKFAST SHOW, E FTUAR JURI HOXHA: NGA MARATONAT TE SFIDAT E SPORTIT

Written by on February 19, 2025

Ne episodin e sotëm të “Wave Breakfast Show” me Ergys Bamçin ishte e ftuar atletja, medalistja dhe ekspertja në fushën e IT dhe biznesit, Juri Hoxha. Gjatë bisedës, ajo foli për rëndësinë e maratonave, duke theksuar se këtë vit do të mbahen dy të mëdha, ajo e Beratit dhe Maratona e Tiranës. Ajo shpjegoi se për të, vrapimi nën 10 kilometra nuk mund të quhet vrap i mirëfilltë dhe se atletët janë thelbësorë për suksesin e një maratone përveç kushteve fizike.

Duke folur për kampionen Luiza Gega, Hoxha tha se është një avantazh të kesh kampionë mes nesh, pasi këshillat e tyre janë të vyera dhe ndihmojnë në përmirësimin e performancës. Me më shumë se gjashtë vite përvojë në sport, ajo e sheh vrapin si një formë të shkëlqyer për të luftuar stresin, duke dalë për vrap të paktën tre herë në javë me një mesatare prej 10 kilometrash për çdo seancë. Ergysi, me humor, llogariti se gjatë gjashtë viteve të saj në sport, ajo ka bërë rreth 10,000 kilometra vrapim.

Një moment i veçantë gjatë intervistës ishte kur Hoxha ndau një histori nga Maratona e Tiranës, ku ajo dhe atletët e tjerë janë përballur me reagime të ndryshme nga qytetarët. Ajo tregoi se disa persona madje i kanë gjuajtur me domate, duke i fajësuar sportistët për bllokimin e rrugëve. Megjithatë, ajo e mori këtë situatë me sportivitet, duke vënë në pah se ndonëse sfidat ekzistojnë, pasioni për vrapimin dhe maratonat është më i madh se çdo pengesë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist