WAVE BREAKFAST SHOW ME ERGYS BAMÇIN,I FTUAR MARSEL RRUPI: “SHTETI KA ABUZUAR PER 30 VITE ME SASINE E KLORIT NE UJIN E PIJSHEM”
Written by radio wave on February 18, 2025
**WAVE BREAKFAST SHOW ME ERGYS BAMÇIN: NJË MËNGJES I VEÇANTË ME MARSEL RRUPIN**
Mëngjesi i sotëm në “Wave Breakfast Show” me Ergys Bamçin ka sjellë një bisedë dinamike dhe plot surpriza me të ftuarin special, aktorin, regjisorin, moderatorin dhe ekspertin e ujit të pijshëm, Marsel Rrupi. Diskutimi ka prekur aspekte të ndryshme të karrierës dhe jetës personale të tij, duke e kthyer emisionin në një eksperiencë të pasur për dëgjuesit.
Gjatë bisedës, Marsel Rrupi ndau eksperiencën e tij si moderator i një emisioni mëngjesi, duke e cilësuar atë si “një tmerr të vërtetë”, për shkak të zgjimit të hershëm dhe distancës së largët që duhej të përshkonte për dy vite të punës së tij.
I pyetur nga Ergysi se cili ka qenë destinacioni më intrigues për të si moderator i një emisioni mbi udhëtimet, Marsel Rrupi u përgjigj: “Dubai është destinacioni që të gjithë duhet ta vizitojnë, sepse kulturalisht është diçka krejt ndryshe dhe e bën udhëtimin shumë interesant.”
Kur u pyet nëse preferon teatrin apo televizionin, Rrupi u shpreh se televizioni dhe radioja janë “një dashuri më vete”, sepse degjueshmëria dhe shikueshmëria janë më të larta, por megjithatë, teatri mbetet një pasion dhe dashuri e veçantë për të.
Një nga temat më të ndjeshme të diskutimit ishte ajo e ujit të pijshëm. Marsel Rrupi, si ekspert i kësaj fushe, theksoi rrezikun që paraqet uji i pijshëm në Shqipëri. Ai u shpreh se filtrimi i ujit është jetësor dhe se gjendja aktuale e ujit të rubinetit është skandaloze.
“Uji që na vjen në shtëpi ka shumë kimikate, dhe nuk mund të shmangim dot me blerjen e ujit në markete. Klori ka baktere që mbysin edhe organizmin e njeriut, dhe për 30 vite, shteti ka abuzuar duke hedhur klor me lopata. Zgjidhja do të ishte instalimi i një impianti filtrimi, por kjo nuk po ndodh. Uji që duhet të na japë jetë, po na vdes,” – deklaroi ai.
I pyetur për jetën personale, Marsel Rrupi tha se nëse do të kishte mundësi të filtronte diçka në jetë, do të filtronte vetëm momentet negative, duke e lënë të kaluara pas.
“Wave Breakfast Show” vazhdon të sjellë për dëgjuesit tema interesante, të ftuar specialë dhe diskutime që nxisin reflektim. Qëndroni me Radio Wave për të mos humbur emisionet e radhës!