XHENSILA DHE GHETTO GEAZY ME PROJEKT TE PERBASHKET?
Written by radio wave on July 16, 2024
Ghetto Geasy ka bashkuar forcat për një tjetër projekt me Xhensila Myrtezajn.
Dyshja e famshme e shoubizit kanë ndarë një video nga xhirimet e videoklipit.
Ata bëjnë me dije se së shpejti do të sjellin një duet, të dytin të realizuar bashkë.
Kjo pas “Mëkati jem” që ishte po ashtu edhe me Majk, i cili u lansua rreth dy vjet më parë. Kënga rezultoi të jetë e suksesshme me miliona klikime në platformën YouTube. Megjithatë, ata nuk kanë ndarë detaje se kur do të publikohet ky bashkëpunim.
Besohet që ky projekt do pritet mirë nga publiku e fansat e tyre. /Telegrafi/