Current track

Title

Artist

YLLI SHFAROS GANIUN PAS “FERMA VIP”: “NUK KA NDEZUR ASNJËHERË, VETËM KAFE, CIGARE DHE… MIELL!”

Written by on July 21, 2025

Pas përplasjeve të forta brenda reality show-t “Ferma VIP”, ku Gani Gërmia aludoi publikisht për prirjet seksuale të Yllit – duke lënë të nënkuptohej se ai është homoseksual – reagimi i Yllit ka qenë i menjëhershëm, i drejtpërdrejtë dhe pa filtra.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Prive By” të Liberta Spahiut, Ylli ka folur hapur për gjithçka që ndodhi në shtëpinë e famshme, duke mos kursyer aspak fjalët.

“Unë qëllimin tim e kam përmbushur aty. E kam nxjerrë nga loja – unë e kam kontrolluar dhe publiku e ka përzënë. Ai person nuk ka ndezur kurrë. E vetmja pikë që e mban është me ndezë, por nuk ka ndezë asnjëherë. I ka shku jeta nëpër formate, por kurrë s’ka lënë gjurmë,” – deklaroi Ylli me tone të ashpra.

Por pjesa më tronditëse e intervistës vjen në fund, kur Ylli ngre një akuzë të rëndë ndaj Gani Gërmisë, duke aluduar për përdorim të substancave narkotike brenda formatit:

“Ferma nuk është kafiteri! Ai e ka ngatërruar me vend për të pirë kafe, për të ndezur cigare… dhe ndonjë miell aty-këtu me kapë, me bo ndonjë vijë!”

Kjo deklaratë ka trazuar rrjetet sociale dhe opinionin publik, duke ngritur shqetësime për etikën dhe standardet brenda reality show-t, por edhe për përgjegjësinë që mbajnë figurat publike në komunikimin me audiencën.
Deri në këto momente, nga ana e Gani Gërmisë nuk ka pasur asnjë reagim ndaj akuzave të rënda të Yllit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist