Zjarr tragjik në Hong Kong me bilanc të rënduar viktimash
Written by radio wave on November 27, 2025
Një zjarr masiv në Tai Po të Hong Kongut ka tronditur opinionin publik, pasi të paktën 44 persona kanë humbur jetën dhe rreth 279 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Ngjarja, që ka përfshirë shtatë nga tetë kullat e një kompleksi të madh banimi, është cilësuar si zjarri më vdekjeprurës në dekadat e fundit.

Sipas autoriteteve, ekipet e shpëtimit kanë punuar pa ndërprerje gjatë natës për të nxjerrë banorët e bllokuar, ndërsa hetimet vazhdojnë. Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasje nga pakujdesia, në kohën kur po verifikohen shkaqet e mundshme të shpërthimit të flakëve.