Current track

Title

Artist

Loredana jep mesazh të fortë për Mozzik: “Më lëndo mua, por jo vajzën”

Written by on February 19, 2026

Pas një periudhe të mbushur me zhurmë mediatike dhe tensione në distancë, Loredana Zefi pritet të japë versionin e saj të historisë. Artistja do të jetë e ftuara e radhës në Mirëmbrëma Yje me Arbana Osmani, në një intervistë që vjen në kulmin e diskutimeve pas publikimit të projektit të fundit të Mozzik.

Në pamjet promovuese të episodit, Loredana shfaqet më e drejtpërdrejtë se kurrë, duke lënë të kuptohet se ka mbajtur heshtjen për një kohë të gjatë për hir të vajzës së tyre. Edhe pse nuk përmend emra, referencat ndaj marrëdhënies me ish-partnerin janë të qarta dhe lidhen me situatën që ka qenë në fokus të mediave rozë gjatë javëve të fundit.

“Kam duruar shumë dhe kam respektuar maksimalisht për shkak të fëmijës. Çdo gjë mund ta përballoj, por jo kur preket vajza. Më lëndo mua, por jo atë”, dëgjohet të thotë ajo, duke dhënë një mesazh që ka ndezur menjëherë reagime në rrjet.

Kjo dalje publike vjen pas mini-albumit të fundit të Mozzik, ku një nga këngët më të përfolura ishte një “diss” introspektiv, ku reperi u përball me të kaluarën, me gabimet dhe me kritikat që ka marrë ndër vite. Në tekst u përfshinë edhe referenca ndaj jetës së tij personale, duke përmendur indirekt partnerin aktual të Loredanës, futbollistin Karim Adeyemi.

Intervista pritet të zbulojë një tjetër anë të historisë, atë të një nëne që pretendon se ka zgjedhur qetësinë dhe heshtjen për mirëqenien e fëmijës, duke shmangur konfliktet publike. Publiku tashmë pret me kuriozitet rrëfimin e plotë, i cili mund të ndryshojë narrativën e deritanishme dhe të hapë një kapitull të ri në këtë përplasje që ka dominuar showbiz-in shqiptar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist